USHTARI I SE ARDHMES
Ushtari qendron ne nje llogore i veshur me nje jelek kundraplumbi me nje pushke me rreze lazer ne dore, i pajisur me nje videokamer dhe nje kompjuter. Ky eshte parashikimi i ushtarit amerikan te se ardhmes. Kembesoria amerikane do te pajiset vitet qe do te vijne me teknollogji te reja.
Me ane te videokamerave ushtaret do te jene ne gjendje te shohin pikeshenjestren ne nje ekran dhe te godasin ne shenje pa patur nevoje te shfaqin hapur trupin e tyre. Me ane te nje kamere tek pushka e cila eshte e lidhur me nje sistem kopjuterik ai do te mund te dergoje filmime nga zona e luftes drejtpersedrejti ne Shtabin e Pergjithshem.
Sistemi i vozitjes GPS i tregon ushtarit pozicionin e armikut dhe duke shtypur disa susta do te jete ne gjendje te marre te dhena mbi numrin dhe armatimin e armikut. Ne nje harte elektronike ushtari do te mund te markoje pikeshenjestra per p.sh. goditje me artileri.
Ky sistem i ri do te vihet ne prove nga amerikanet ne vjeshte kurse vitin tjeter do te vihet ne perdorim. Ai do te dhjetefishoje aftesine e ushtarit.
Ushtari i se ardhmes ka ne kokoren e tij shume sy kamerash dhe sensoresh. Nepermjet tyre merr dhe dergon te dhena dhe ka nje kend vezhgimi prej 360 gradesh. Ne nje ekran perpara syve ushtari do te mund te shohe prapa, mund te shohe te dhena dhe harta dhe te jete ne gjendje te dalloje shokun nga armiku edhe naten. Veshja e tij do te mund te ftohe apo ngrohe trupin e tij. Gjithashtu do te mund ta mbroje ate prej lendeve luftarake biollogjike dhe kimike. Brenda saj do te kete te dhena kompjuterike dhe antena. Pajisje te ndjeshme brenda veshjes kontrollojne gjendjen psikollogjike te ushtarit: temperaturen, goditjet e zemres, lodhjen, stresin.
Sistemi i armeve qe do te kete dore ushtari do te jete teper i lehte, me plumba 15 milimetersh qe deri ne largesine prej 1000 metrash do te jene te mundur te telekomandohen apo do te jene te pajisur me sensore qe kerkojne per nje trup te ngrohte.
Disa prej ketyre teknollogjive jane vene qe tani ne pune
GenIus.