Soft Kosovo Team www.softks.net.ms - LIDHUNI ME NE - IT AND HACKING

[www.softks.1forum.biz] www.softks.net.ms
 
ForumForum  CalendarCalendar  GalleryGallery  PytėsoriPytėsori  KėrkoKėrko  RegjistrohuRegjistrohu  identifikimiidentifikimi  Kontakto Kontakto  
identifikimi
Identifikimi:
Fjalėkalimi:
Mė Identifiko Automatikisht: 
:: Harrova fjalkalimin
Navigation

OFERTA

HACKING

TUTORIALS

EXPLOIT

INTERNET

CRACZ AND SERIALZ

WAREZ

PRODUKTET TONA

FEJA ISLAME

Tema Fundit
» POEZI QESHARAKE DASHURIE
Sun May 06, 2012 3:30 am nga sweet.love

» WWW.RKS.AL
Thu Nov 04, 2010 4:31 pm nga edy007

» wWw.Dardania.com
Thu Sep 02, 2010 2:43 am nga TiGrI_GV

» mir se vini
Thu Sep 02, 2010 2:43 am nga TiGrI_GV

» Kerkojme V.I.P dhe Moderator
Tue Aug 24, 2010 9:02 pm nga leeni

» Disa E-mail hacked amerikane me passworda
Tue Aug 24, 2010 8:54 pm nga leeni

» bLloko fb dikujt
Tue Aug 24, 2010 8:51 pm nga leeni

» Konkuro per V.I.P
Tue Aug 24, 2010 8:47 pm nga leeni

» Userbar Te Softks.Tk Per Signature
Fri Aug 20, 2010 4:59 pm nga leeni

» rbd-ks.team-forum.net :::Regjistrohuni plz....
Fri Aug 20, 2010 4:50 pm nga leeni

» www.KDG-Crew.eu - Kosova Defacers Group - Regjistrohuni
Fri Aug 20, 2010 10:06 am nga leeni

» Prezantimi Ketu
Thu Aug 19, 2010 10:17 pm nga leeni

» Prezantohu tani posto
Thu Aug 19, 2010 10:12 pm nga leeni

» Hacko PC Dikujna Permes Msn ?
Thu Aug 19, 2010 9:57 pm nga leeni

» Merr pass ne msn shume lehte
Sun Jul 25, 2010 1:21 pm nga hamdi seniku

» Internet Calls [New softfware]
Tue Jun 29, 2010 9:57 pm nga saimiri

» Dergoni SmS Falas.
Tue Jun 29, 2010 9:53 pm nga saimiri

» erdha kam qene i regjistruar por nuk po mundem ta gjej passin
Tue Jun 29, 2010 8:33 pm nga saimiri

» Mjeksia-Grup
Sat May 08, 2010 4:05 pm nga X-persoN

» Joomla Exploit
Fri Apr 30, 2010 11:39 pm nga Vizitor

Top posters
HarM
 
OwneR
 
Sela
 
sirena
 
berati123
 
leeni
 
fiki
 
bujari
 
vaLdrin.I
 
sheta
 
Sondazh
Kėrko
 
 

Display results as :
 
Rechercher Advanced Search
December 2016
MonTueWedThuFriSatSun
   1234
567891011
12131415161718
19202122232425
262728293031 
CalendarCalendar
Partneret

KDG-Crew.eu


Share | 
 

 Peterseni , Ky Mjeshter i Madh .

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė 
AutoriMesazh
Guest
Vizitor



MesazhTitulli: Peterseni , Ky Mjeshter i Madh .   Fri Jul 11, 2008 10:20 am

www.softks.1forum.biz

Motivet e Petersenit nuk kanė qenė qė tė mbrojė vėrtet korrupsionin dhe tė korruptuarit. Motivet e tij kanė qenė tė ruajė qetėsinė nė Kosovė, mė saktė qetėsinė makropolitike, pėr ta ēuar Kosovėn drejt statusit final...

Dr. Milazim KRASNIQI

...Petreseni ka dashur ta ruajė qetėsinė dhe stabilitetin nė Kosovė, duke i marrė me tė mirė tė gjithė, duke u lėnė grupeve tė interesit fushat e lira tė veprimit, duke kalkuluar me secilin e duke i mbyllur sytė para shpėrdorimeve ordinere tė zyrtarėve me paratė publike.

Njoftimi i Soren Jesen Petersenit, Pėrfaqėsuesit Special tė Sekretarit tė Pėrgjithshėm tė OKB-sė, se do tė kargohet nga posti nė fund tė kėtij muaji, nė shikim tė parė duket i papritur. Largimi i tij nė fazėn kur fillojnė negociatat direkte ndėrmjet Prishtinės e Beogradit pėr statusin e Kosovės, (janė paralajmėruar pėr muajin korrik), ia heq Peteresenit privilegjin qė tė jetė kryeadministratori i fundit i Kosovės. Ndėrsa, kėtė privilegj ai e ka dėshiruar, sepse e ka deklaruar vetė. Poashtu, nė mesin e qytetarėve tė Kosovės, mund tė dėgjohen shumė zėra qė do tė dėshironin qė favori i tė qenit kryeadministratori i fundit i Kosovės, t'i takonte Petersenit. Kėtė e ilustron edhe popullariteti i lartė qė gėzon Petreseni, i cili nė kėtė aspekt i ka tejkaluar pararendėsit e tij, Bernard Kushnerin, Hans Hakerupin, Mihail Shtajnerin e Hari Holkerin. Bile, deklaratat e ditėve tė fundit nga kryeadministratori aktual nė favor tė pavarėsisė sė Kosovės, si ajo nė kanalin televiziv Top Chanel, kanė qenė muzika mė e mirė pėr veshėt e shqiptarėve tė Kosovės. Me deklaratat e tilla, me siguri qė popullariteti i tij ka pėrjetuar ngritje edhe mė tė madhe. Por, as kjo alenacė me qytetarėt shumicė tė Kosovės nuk ka qenė argument i mjaftueshėm qė ai tė mbetej deri nė fund tė misionit tė UNMIK-ut nė Kosovė e tė ndajė me ta gėzimet e festės, qė pritet nė ndodh nė fund tė kėtij viti.

Largimi i tij nė kėtė fazė ka edhe njė shkallė rreziku pėr vetė misionin civil ndėrkombėtar nė Kosovė. Meqė ky mision ka filluar tė pėrgatitet pėr largim nga Kosova, ai gjendet nė njė situatė mjaft tė vėshtirė: nga njėra anė duhet tė kryejė obligimet e mėdha tė amdinsitrimit tė vendit e nga ana tjetėr, tė bėjė gati plaēkat. Kjo situatė e dyzuar mund tė prodhojė konfuzion nė radhėt e kėtij misioni, i cili edhe ashtu ka qenė mjaft konfuz gjatė tėrė mandatit tė vet. Mungesa e autoritetit tė Petersenit vetėm sa do ta rritė konfuzionin dhe do ta dobėsojė autoritetin e kėtij misioni. Zėrat kritikė si ai i organizatės "Vetėvendosje" pėr misionin e UNMIK-ut si tė dėshtuar dhe qė duhet tė largohet menjėherė nga Kosova, mund tė rriten. Nėse ata vėrtet do tė ishin zėra dominues, mund tė sillnin situata konfliktualiteti, gjė qė nuk ėshtė nė favor as tė statusit e as tė bashkpėunimit tė mėtejshėm tė Kosovės me komunitetin ndėrkombėtar. Deklarata e Petersenit, nė kulmin e rebelimit tė organizatės 'Vetėvendosje" se sjelljet e tyre do t'i dėshironi armiqtė e pavarėsisė sė Kosovės, pati efekt paralizues tek qytetarėt e Kosovės, tė cilėt nuk u solidarizuan me aktivistėt e keqtrajtuar e tė burgosur nga policia. Loja e Petersenit me kėtė lloj patriotizmi demagogjik, qė fle nė veshin e shumicės sė shqiptarėve, ėshtė rezultat i njohurive tė tij tashmė tė thella pėr mentalitetin e shqiptarėve dhe pėrdorimin efikas tė 'shtosave" qė i gėlltisin lehtė. Dihet poashtu se Petreseni i ka mbrojtur haptas zyrtarėt e korruptuar tė UNMIK-ut, pėrkundėr raportit shumė kritik qė ka publikuar Agjencia pėr kontrollin e misioneve tė OKB-sė. Bile, mbrojta qė u ka bėrė Peterseni zyrtarėve tė korruptuar ndėrkombėtarė nė ndėrmarrejt publike, ka kaluar kufijtė e mirėsjelljes e lėre mė tė abuzimit me mandatin. Prandaj, misioni civil ndėrkombėtar mbetet mjaft i zbuluar nė kėtė fazė delikate, kur pushteti i tij dobėsohet, dhe mund tė ketė njė pėrfundim jo tė kėnaqshėm pėr tė korruptuarit. Nuk ėshtė e qartė tash pėr tash se a janė llogaritur kėto aspekte, me rastin e marrjes sė vendimit pėr largimin e kryeadminsitratorit tė popullarizuar.

Largimi i Soren Jesen Petersenit do tė sjellė hendikep tė madh edhe pėr koalicionin qeverisės. Ky koalicion ka qenė nėn mbrojtjen e hapėt tė Petersenit, jashtė ēdo lloj veprimi me takt. Ndikimi i Petersenit ka qenė evident nė tėrė procesin, qė nga formula qeverisėse, edhe pse qė nė fillim ka qenė e ditur se ajo formulė nuk do tė prodhonte njė qeveri kredibile dhe efikase. Edhe po tė mos ishte problemi me Tribunalin e Hagės, Ramush Haradinaj nuk do tė mund tė llogaritej si njė person me kredencialet e duhura profesionale pėr ta drejtuar njė qeveri tė Kosovės, nė rrethanat aq komplekse tė varfėrisė nė rritje, tė mungesės sė ligjeve, tė korrupsionit nė rritje, tė izolimit ndėrkombėtar e tė refuzimit tė komunitetit serb pėr t'u integruar nė institucionet e reja tė vendit. Mbrojtja qė u ka bėrė tėrė kėtė kohė Peterseni drejtuesve tė korruptuar e tė paaftė, si nė nivele komunale e edhe nė atė qendror, mund tė hyjė nė Librin e Ginisit. Peterseni ka thyer edhe vendimet e asambleve komunale pėr shkarkimin e kryetarėve tė komunave, sikundėr ka ndodhur me Gjakovėn dhe ka kthyer nė detyrė drejtues qė janė shkarkuar me votim demokratik.

Motivet e Petersenit me siguri qė nuk kanė qenė qė tė mbrojė vėrtet korrupsionin dhe tė korruptuarit. Motivet e tij kanė qenė tė ruajė qetėsinė nė Kosovė, mė saktė qetėsinė makropolitike, pėr ta ēuar Kosovėn drejt statusit final. Petreseni ka dashur ta ruajė qetėsinė dhe stabilitetin nė Kosovė, duke i marrė me tė mirė tė gjithė, duke u lėnė grupeve tė interesit fushat e lira tė veprimit, duke kalkuluar me secilin e duke i mbyllur sytė para shpėrdorimeve ordinere tė zyrtarėve me paratė publike. Pra, synimi i tij mund tė cilėsohet si fisnik dhe prokosovar, por jo edhe rezultati, sepse nėn ombrellėn e synimeve tė tilla fisnike, kanė gjetur mbrojtje tė korruptuarit dhe horrat e tė gjitha llojeve. Kriminalizimi i administarės tashmė ėshtė bėrė njė plagė kanceroze, e cila e rrezikon tė ardhmen e tėrė shoqėrisė sė re tė Kosovės.

Tė gjitha kėto struktura, ndėrkombėtare dhe vendore, largimi i Petersenit i lė pa avokatin e fuqishėm dhe tė motivuar qė t'i mbrojė deri nė fund. Prandaj, shkaku i largimit tė tij duket se gjendet tjetėrkund. Arsyetimi me nevojėn qė t'i bashkohet familjes, ėshtė njerėzor, i ligjshėm nė ēdo kohė. Por, sakrifica e bėrė pėr dy vjet e gjysmė tė qėndrimit tė Petersenit nė rajon, mbase ka mundur tė zgjatet edhe pėr katėr-pesė muaj, pėr tė gjetur satisfaksionin e plotė, me pėrfundimin e mandatit, bashkė me pavarėsinė e Kosovės, tė propaganduar edhe prej tij. Nė fakt, largimi i kryeadministratorit ka kohė qė ėshtė planifikuar nė selinė e OKB-sė nė Njy Jork dhe nė qendrat e vendosjes. Njė deklaratė e lėshuar nga zėdhėnėsi i sekretarit tė pėrgjitshėm i OKB-sė, ka elemente kundėrthėnėse nė pėrmbajtjen e saj. Nė fillim tė saj thuhet se sekretari Kofi Anan, ndien keqardhje pėr vendimin e largimit tė Petersenit nga detyra e tij. Ndėrsa, pak mė poshtė nė deklaratė thuhet se " ka njė numėr njerėzish qė janė intervistuar pėr postin e PSSP-sė, mirėpo nuk mund tė flasim ende pėr kėtė punė. Gjithēka ėshtė nė tavolinė, tė shohim se kush do tė zgjidhet". Pra, kėshtu ka deklaruar zėdhėnėsi i Kofi Ananit, nė ditėn kur u bė i njohur vendimi i Petersenit pėr t'u larguar nga detyra nė Kosovė. Atėherė, shtrohet pyetja: kur janė bėrė intervistimet me kandidatėt e mundshėm, pėr ta zėnė karrigen e Petersenit? Po atė ditė kur ai shpalli se po largohej, apo mė herėt? Nėse janė bėrė mė herėt, kjo do tė thotė se ėshtė ditur mė herėt nga dita kur u kumtua lajmi, qė ai po shkonte. Logjikisht, shkaqet e largimit tė tij janė mė parė politike, tė vendimmmarrėsve, se sa familjare dhe tė vetė Peteresenit.

A ka pasur ndikim nė vendimin pėr largim tė kryeadminsitratorit Petersen kritika e ashpėr e kryeprokurores Karla del Ponte, e cila zbrazi akuza tė rėnda ndaj Petersenit e ndaj UNMIK-ut, pėr mungesė vullneti pėr bashkėpunim? Tash pėr tash kjo nuk mund tė dihet, sepse duhet tė pritet raportimi i Petersenit nė Kėshillin e Sigurimt mė 20 qershor. Kryeadministratori ka paralajmėruar se do t'u pėrgjigjet akuzave tė Pontes, por duhet pritur e tė shihet se me ēfarė argumentesh dhe me ēfarė toni do tė flasė ai pėr kėtė
ēėshtje. Sa i pėrket procest negociator, largimi i Petersenit nuk do tė ketė ndikime direkte nė tė, sepse ai ėshtė nė duart e Ahtisarit dhe tė Grupit tė Kontaktit. Krejt ēka do tė mungojė nė kėtė proces, ėshtė retorika qetėsuese e Petersenti nė drejtim tė shqiptarėve. Duke u folur mjaft qartė pėr pavarėsi, ai arriti qė t'i qetėsojė deri nė atė masė sa edhe arrestimin brutal tė aktivistėve tė "Vetėvendosjes" ta paraqesė si vepėr patriotike dhe nė interes tė pavarėsisė sė Kosovės.

Nga pėrvoja ėshtė e njohur se shumė nga ne shqiptarėt mė shumė kemi dėshirė tė dėgjojmė fjalė tė mira, se sa tė shohim vepra tė mira. Petereseni e ka ditur kėtė fshehtėsi dhe ka luajtur me kartėn e saj. Por, Peterseni do tė shkojė e do tė harrohet shpejt. Ajo me tė cilėn do tė jetojmė ne njė kohė tė gjatė, ėshtė trashėgimia qė ka lėnė nė qeverisjen e kėtij vendi. Pėr kėtė do ta kujtojmė mė sė shumti Petersenin.


Arrow GenIus.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
sirena
V.I.P
V.I.P


Number of posts : 38
Registration date : 31/10/2008

MesazhTitulli: Re: Peterseni , Ky Mjeshter i Madh .   Sun Nov 02, 2008 1:07 pm

mir shum
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit
Sela



Number of posts : 50
Registration date : 01/11/2008

MesazhTitulli: Re: Peterseni , Ky Mjeshter i Madh .   Sun Nov 02, 2008 5:19 pm

Flm.......
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit
Sponsored content




MesazhTitulli: Re: Peterseni , Ky Mjeshter i Madh .   Today at 8:28 pm

Mbrapsht nė krye Shko poshtė
 
Peterseni , Ky Mjeshter i Madh .
Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Gjergj Kastrioti - Skėnderbeu, prijėsi dhe heroi mė i madh nė histori
» Gani Qarri: Ismail Kadare - Nė pėrkujtim tė 75 vjetorit tė lindjes sė Shkrimtarit
» Asllan Dibrani:Nga gjiri i Malėsisė sė Gollakut , lindi kėngėtari dhe krijuesi i madh Demir Krasniqi!
» Mbi njė "Tregim tė Madh"
» Zymer Neziri:RAMIZ KELMENDI, 80 VJET JETĖ TĖ SHKRIMTARIT TĖ MADH

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
Soft Kosovo Team www.softks.net.ms - LIDHUNI ME NE - IT AND HACKING :: Informacione & Diskutime te Ndryshme :: Shkenca Politike dhe Politike Aktuale-
Kėrce tek: