GĖZUAR PAVARĖSINĖ KOSOVĖ MARTIRE!
Mbi supet tua qėndron barra shekullore. Barra e rėndė e padrejtėsive tė mėdha, qė u bėnė mbi ty Kosovė.
Barra e padrejtėsive historike;
Barra e padrejtėsive politike;
Barra e padrejtėsive demokratike;
Barra e padrejtėsive gjeografike;
Barra e turpit tė kohės qė la gjurmė tė rėnda mbi trupin tėnd Kosovė.
Kosovė e vuajtjeve tė mėdha.
Ti asnjėherė nuk u nėnshtrove, asnjėherė nuk u pėrkule, asnjėherė nuk u mposhte, asnjėherė nuk u gjunjėzove... Sfidove fuqishėm e me dinjitet rrebeshet e pandėrprera qė u vėrsulėn pamėshirshėm mbi truallin tėnd Kosovė.
Kosovė toka jonė e shenjtė.
E stėrvuajtur e munduar, e ndarė e gjymtuar, por ballėlartė e krenare rezistove ndėr shekuj. Rrugėtove pėrmes rrugėve tė vėshtira.
Kosovė me plagė;
Kosovė me Gjak;
Kosovė me lot, pėr njė ditė si kjo sot.
URIME KOSOVĖ!
Nga gjiri yt nxore legjenda qė ndryshuan histori; Nėnat qė nė djepin tėnd tė pėrkunden si fėmijėn. Ato qė me lotėt e tyre ti pastruan plagėt nė trupin tėnd Kosovė, ti mė i miri vend; Trima qė mė gjakun e tyre ujitėn rrėnjėt e lirisė; Kokat e menēura qė me penat e tyre trasuan rrugėn e pavarėsisė.
URIME KOSOVĖ!
Kosovė ti nuse, ndėr mė tė rejat pėr krah nuseve tė Evropės e botės.
Kosovė amaneti i nėnėlokes!
Kosovė tokė Ilire, tokė Dardane, tokė SHQIPTARE. Kosovė e Lidhjės sė Prizrenit, e Isa Boletinit e Idriz Seferit, e Hasna Prishtinės e Haxhi Zekės, e Shotės e Azem Galicės, e Jusufit, Kadriut e Bardhoshit, e Afrimit Zhitisė e Fahri Fazliut, e Zahirit, Edmondit e Hakifit, e Fehmi e Xhevė Lladrovcit... Kosovė e njeriut. Ti tokė e kuqe, ti tokė e bardhė. Kosovė e Adem Jasharit Komandantit legjendar.
Ngadhėnjeve gjithherė, pėr tu stolisur mė nė fund me Kurorėn e Pavarėsisė.
Urime shqiptarė, anė e mbanė botės.
GĖZUAR PAVARĖSINĖ KOSOVĖ MARTIRE!
Por pėr as njė ēast mos harroni vėllezėrit tanė, mbetur pėr tej kufiri!
sakra
www.sa-kra.ch GenIus.