Soft Kosovo Team www.softks.net.ms - LIDHUNI ME NE - IT AND HACKING

[www.softks.1forum.biz] www.softks.net.ms
 
ForumForum  CalendarCalendar  GalleryGallery  PytėsoriPytėsori  KėrkoKėrko  RegjistrohuRegjistrohu  identifikimiidentifikimi  Kontakto Kontakto  
identifikimi
Identifikimi:
Fjalėkalimi:
Mė Identifiko Automatikisht: 
:: Harrova fjalkalimin
Navigation

OFERTA

HACKING

TUTORIALS

EXPLOIT

INTERNET

CRACZ AND SERIALZ

WAREZ

PRODUKTET TONA

FEJA ISLAME

Tema Fundit
» POEZI QESHARAKE DASHURIE
Sun May 06, 2012 3:30 am nga sweet.love

» WWW.RKS.AL
Thu Nov 04, 2010 4:31 pm nga edy007

» wWw.Dardania.com
Thu Sep 02, 2010 2:43 am nga TiGrI_GV

» mir se vini
Thu Sep 02, 2010 2:43 am nga TiGrI_GV

» Kerkojme V.I.P dhe Moderator
Tue Aug 24, 2010 9:02 pm nga leeni

» Disa E-mail hacked amerikane me passworda
Tue Aug 24, 2010 8:54 pm nga leeni

» bLloko fb dikujt
Tue Aug 24, 2010 8:51 pm nga leeni

» Konkuro per V.I.P
Tue Aug 24, 2010 8:47 pm nga leeni

» Userbar Te Softks.Tk Per Signature
Fri Aug 20, 2010 4:59 pm nga leeni

» rbd-ks.team-forum.net :::Regjistrohuni plz....
Fri Aug 20, 2010 4:50 pm nga leeni

» www.KDG-Crew.eu - Kosova Defacers Group - Regjistrohuni
Fri Aug 20, 2010 10:06 am nga leeni

» Prezantimi Ketu
Thu Aug 19, 2010 10:17 pm nga leeni

» Prezantohu tani posto
Thu Aug 19, 2010 10:12 pm nga leeni

» Hacko PC Dikujna Permes Msn ?
Thu Aug 19, 2010 9:57 pm nga leeni

» Merr pass ne msn shume lehte
Sun Jul 25, 2010 1:21 pm nga hamdi seniku

» Internet Calls [New softfware]
Tue Jun 29, 2010 9:57 pm nga saimiri

» Dergoni SmS Falas.
Tue Jun 29, 2010 9:53 pm nga saimiri

» erdha kam qene i regjistruar por nuk po mundem ta gjej passin
Tue Jun 29, 2010 8:33 pm nga saimiri

» Mjeksia-Grup
Sat May 08, 2010 4:05 pm nga X-persoN

» Joomla Exploit
Fri Apr 30, 2010 11:39 pm nga Vizitor

Top posters
HarM
 
OwneR
 
Sela
 
sirena
 
berati123
 
leeni
 
fiki
 
bujari
 
vaLdrin.I
 
sheta
 
Sondazh
Kėrko
 
 

Display results as :
 
Rechercher Advanced Search
December 2016
MonTueWedThuFriSatSun
   1234
567891011
12131415161718
19202122232425
262728293031 
CalendarCalendar
Partneret

KDG-Crew.eu


Share | 
 

 Aishja, vajza e Ebu Bekėr Es-Sidikut

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė 
AutoriMesazh
Sela



Number of posts : 50
Registration date : 01/11/2008

MesazhTitulli: Re: Aishja, vajza e Ebu Bekėr Es-Sidikut   Sun Nov 02, 2008 6:37 pm

shum post i mir
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit
Guest
Vizitor



MesazhTitulli: Aishja, vajza e Ebu Bekėr Es-Sidikut   Wed Jul 16, 2008 7:30 am

Aishja ėshtė nėna e besimtarėve, vajza e imamit tė madh dhe tė sinqertė, kalifit tė tė Dėrguarit tė Allahut, paqja dhe shpėtimi i Allahut qofshin mbi tė, Ebu Bekėr bin Kuhafes.


Aishja dhe babai i saj kanė bėrė hixhret nė Medinė. Aishja ėshtė fejuar me tė Dėrguarin e Allahut para hixhretit dhe pas vdekjes sė Hatixhe bintu Huvejlidit. Nė lidhje martesore me Aishen ai ka hyrė nė muajin sheual, pas luftės sė Bedrit, kur ajo ishte nėntė vjeēe.
Aishja ka transmetuar shumė dituri nga i Dėrguari, paqja dhe shpėtimi i Allahut qofshin mbi tė. “Musnedi” i Aishes arrin nė 2210 hadithe. Aishja ka lindur nė Islam dhe ėshtė tetė vjet mė e vogėl se Fatimja. Aishja ka thėnė: “Unė i mbaj mend prindėrit e mi vetėm si praktikues tė fesė.”


Aishja ka qenė e bukur dhe bardhoshe. E thėrrisnin “Humejra” pėr shkak tė mollėzave tė kuqe. Ajo ka qenė gruaja e vetme beqare me tė cilėn ėshtė martuar i Dėrguari i Allahut. Ai e ka dashur Aishen mė shumė se bashkėshortet e tjera. Nuk ka pasur mė tė ditur se ajo nė mesin e umetit tė Muhamedit, paqja dhe shpėtimi i Allahut qofshin mbi tė. Aishja ėshtė bashkėshortja e tė Dėrguarit tė Allahut, paqja dhe shpėtimi i Allahut qofshin mbi tė, nė kėtė dynja dhe nė ahiret.


Transmetohet se Aishja ka thėnė: “Mė ka thėnė i Dėrguari i Allahut, paqja dhe shpėtimi i Allahut qofshin mbi tė: “Tre net tė kam parė nė ėndėrr. Tė solli engjėlli tė mbuluar me njė petk mėndafshi, duke mė thėnė: “Kjo ėshtė gruaja jote.” Thashė: “Zbuloje fytyrėn tėnde!” Kur tė pashė, ishe ti. Thashė: “Nėse kjo ėshtė prej Allahut, le tė bėhet.”


I Dėrguari i Allahut ėshtė martuar me tė pas vdekjes sė Hatixhes. Ai ėshtė fejuar me Aishen dhe me Seudėn nė tė njėjtėn kohė, por mė parė ėshtė martuar me Seudėn dhe ka qėndruar me tė tre vjet, pastaj ėshtė martuar me Aishen nė muajin sheual pas betejės sė Bedrit dhe nuk ėshtė martuar me beqare tjetėr pėrveē saj. I Dėrguari e donte shumė Aishen dhe dashurinė ndaj saj nuk mund ta fshihte. Amru ibnu El-Asi, i cili ėshtė prej atyre qė e kanė pranuar Islamin nė vitin e tetė hixhri, e ka pyetur tė Dėrguarin: “Kė do mė shumė prej njerėzve, o i Dėrguari i Allahut?” Ai ka thėnė: “Aishen.” I ka thėnė: “Po prej burrave?” Ka thėnė: “Babain e saj.” (Ebu Bekrin)


Ez-Zuhri ka thėnė: “Mė ka treguar Ebu Selemeja, se Aishja ka thėnė: “Mė ka thėnė i Dėrguari i Allahut, paqja dhe shpėtimi i Allahut qofshin mbi tė: “Oj Aishe, ky ėshtė Xhibrili, po tė dėrgon selam.” Ajo i tha: “Ue alejhis selam ue rahmetullah! Shikon atė qė nuk e shohim ne, o i Dėrguari i Allahut.”

Aishja, Allahu qoftė i kėnaqur me tė, ka thėnė: “Ėshtė fejuar me mua i Dėrguari i Allahut pas vdekjes sė Hatixhes, ndėrkohė qė unė isha vajzė e tė gjashtave (gjashtė vjeēe) dhe jemi martuar kur unė isha vajzė e tė nėntave (nėntė vjeēe). Mė erdhėn gratė pėr tė mė uruar dhe pėr tė mė pėrgatitur, ndėrsa unė isha duke luajtur. Pastaj mė morėn dhe mė dėrguan tek i Dėrguari i Allahut, paqja dhe shpėtimi i Allahut qofshin mbi tė.”
Aishja gjithashtu ka thėnė: “E pashė se i Dėrguari i Allahut, paqja dhe shpėtimi i Allahut qofshin mbi tė, po qėndronte te dera e dhomės sime, ndėrkohė qė fėmijėt abisinas po luanin. Unė kisha dėshirė t’i shihja, prandaj i Dėrguari i Allahut mė mbuloi me petkun e tij qė unė tė shikoja lojėn e tyre. Ai qėndronte nė kėtė mėnyrė pėr shkakun tim dhe nuk largohej derisa unė tė largohesha.”

Transmetohet prej Aishes se ajo ka thėnė: “O i Dėrguari i Allahut, po tė zbrisje nė njė luginė nė tė cilėn ka pemė nga tė cilat kanė ngrėnė dhe do tė gjeje njė pemė tjetėr nga e cila nuk kanė ngrėnė, te cila do ta lidhje devenė tėnde?” Ai i tha: “Te pema nga e cila nuk kanė ngrėnė.” Ajo i tha: “Unė jam ajo.”
Aishja kishte pėr qėllim tė tregonte se i Dėrguari i Allahut nuk ishte martuar me beqare tjetėr pėrveē saj.

Aishja gjithashtu ka thėnė: “Kam dalė me tė Dėrguarin e Allahut nė disa udhėtime tė tij. Kur ishim nė fushė, nė mes tė ushtrisė, m’u kėput qaforja. I Dėrguari i Allahut nisi ta kėrkonte. Bashkė me tė Dėrguarin e Allahut u ēuan edhe njerėzit e tjerė. Nė atė vend nuk kishte ujė dhe ata nuk kishin ujė me vete. Njerėzit erdhėn tek Ebu Bekri, Allahu qoftė i kėnaqur me tė, dhe i thanė: “Si e shikon atė qė bėri Aishja? Ka lėnė tė Dėrguarin e Allahut dhe njerėzit duke kėrkuar qaforen nė njė vend ku nuk ka ujė dhe kur as ata nuk kanė ujė me vete!” Aishja thotė: “Mė qortoi Ebu Bekri dhe mė tha atė qė dėshiroi Allahu ta thoshte. Mė pas filloi tė mė godiste me gisht nė bel. Unė nuk mund tė lėvizja, pasi i Dėrguari kishte vendosur kokėn nė prehrin tim. Fjeti i Dėrguari i Allahut dhe u gdhi pa ujė, pastaj Allahu zbriti ajetin e tejemumit, i cili gjendet nė suren El-Maide, ajeti 6, nė tė cilin i Lartėsuari thotė: “Nė qoftė se jeni tė sėmurė, ose nė ndonjė udhėtim, ose ndonjėri prej jush vjen prej vendit tė nevojės, ose keni kontaktuar me gratė dhe nuk gjeni ujė, atėherė mėsyni (merrni tejemum) dheun e pastėr dhe me tė fėrkoni fytyrat dhe duart tuaja, Allahu nuk dėshiron (me obligim pėr abdest) t’u sjellė vėshtirėsi, por dėshiron t’u pastrojė (prej mėkateve), t’u plotėsojė tė mirėn e Tij ndaj jush e qė ta falėnderoni.”


Usejd bin Hudajri ka thėnė: “Kjo nuk ishte dhurata e parė pėr ju, o familja e Ebu Bekrit!” Aishja thotė: “Kur u ēua deveja nė tė cilėn kisha hipur, e gjetėm qaforen poshtė saj.”

Transmetohet nga Aishja se ka thėnė: “I Dėrguari i Allahut ma jepte kockėn pėr ta lėpirė, pastaj e merrte dhe e kthente nga ana qė e kisha lėpirė unė dhe e vendoste gojėn nė tė njėjtin vend ku e kisha vendosur unė.”

Transmetohet se Ebu Musai ka thėnė: “Kur ndėrmjet sahabėve tė tė Dėrguarit kishte ndonjė mospajtim pėr ndonjė ēėshtje, shkonim dhe pyesnim Aishen dhe e gjenim tek ajo dijen e hadithit.”

Transmetohet nga Ibn Ebi Mulejke se Dhukvani i ka treguar duke i thėnė: “Erdhi Ibn Abasi, Allahu qoftė i kėnaqur me tė, dhe mori leje pėr tė hyrė tek Aishja, ndėrkohė qė ajo ishte nė prag tė vdekjes.Tha: “Erdha dhe te koka e saj ishte vėllai i saj, Abdullahu, dhe i biri i vėllait tė saj, Abdurrahmani. I thashė: “Ka ardhur Ibn Abasi dhe kėrkon leje pėr tė hyrė. Ai ėshtė prej fėmijėve tė tu (Aishja ėshtė nėnė e besimtarėve) tė devotshėm, po tė jep lamtumirėn dhe tė pėrshėndet.” Ajo tha: “Jepi leje tė hyjė, nėse dėshiron.” Tha: “Hyri Ibn Abasi dhe kur u ul, i tha: “Tė pėrgėzoj, se pasha Allahun nuk ka ngelur shumė ndėrmjet teje dhe kėsaj vuajtjeje pėr tė takuar Muhamedin, paqja dhe shpėtimi i Allahut qofshin mbi tė, dhe tė dashurit e tu; (ka ngelur) vetėm dalja e shpirtit prej trupit. Ajo i tha: “Eh, o Ibn Abas!”

Ibn Abasi i tha: “Ke qenė mė e dashura prej grave tė tė Dėrguarit tė Allahut dhe ai nuk donte vetėm se tė mirėn. Tė humbi qaforja natėn e Ebvas dhe i Dėrguari nisi ta kėrkonte. Njerėzit nuk kishin me vete ujė dhe Allahu zbriti ajetin e tejemumit. Kjo ndodhi pėr shkakun tėnd. Allahu zbriti lehtėsimin pėr kėtė umet. Pastaj zbriti Allahu shfajėsimin tėnd (nga akuza e bėrė nga hipokritėt pėr tradhti bashkėshortore) prej shtatė qiejve dhe s’ka xhami prej xhamive nė tė cilat pėrmendet Allahu qė tė mos lexohet shfajėsimi yt gjatė ditės dhe natės.”

Ebu Ed-Duha transmeton se Mesruku ka thėnė: “Pasha Allahun, i kam parė shokėt e mėdhenj tė Muhamedit duke e pyetur pėr dispozitat e fesė.”

Transmetohet nga Hishami se babai i tij ka thėnė: “Kam qėndruar njė kohė tė gjatė me Aishen dhe nuk kam parė njeri mė tė ditur se ajo pėr ndonjė ajet qė ka zbritur, pėr ndonjė dispozitė ose pėr ndonjė sunet. Nuk kam parė mė tė ditur se ajo as nė poezi e as nė transmetimet e saj, as nė historinė e ndonjė ditė prej ditėve tė arabėve, as nė prejardhje, as nė ndonjė vendim e as nė mjekėsi. I kam thėnė asaj: “Oj teze, mjekėsinė nga e ke mėsuar?”Aishja ka thėnė: “Sėmuresha dhe mė jepej diēka, ose sėmurej dikush dhe i jepej diēka. Dėgjoja qė njerėzit kuronin njėri-tjetrin dhe i mėsoja ato pėrmendėsh.”

Ez-Zuhri ka thėnė: “Sikur tė tubohej dija e Aishes dhe dija e tė gjitha grave tė tjera, dija e Aishes do tė ishte mė e vlefshme.”

Transmetohet nga Atae se ka thėnė: “Muaviu i ka dėrguar Aishes njė qafore me vlerė njėqind mijė dėrhemė dhe ajo e ka shpėrndarė ndėrmjet nėnave tė besimtarėve.”

Urvete transmeton nga Aishja, Allahu qoftė i kėnaqur me tė, se ajo ka dhėnė sadaka shtatėdhjetė mijė dėrhemė, ndėrkohė qė veshjen e saj e arnonte.

Umu Dher-ra ka thėnė: “Ibni Zubejri i ka dėrguar Aishes njė shumė tė hollash, tė cilat arrinin shumėn njėqind mijė dėrhemė. Ajo kėrkoi qė t’i sillej njė tabaka. Ia sollėn dhe filloi t’ua ndante njerėzve. Kur erdhi mbrėmja, mė tha: “Oj Xharije, ma sill iftarin.” Unė i thashė: “Oj nėnė e besimtarėve, a nuk mund tė blije mish me njė dėrhem?” Aishja tha: “Mos mė qorto. Sikur tė ma kishe kujtuar, do ta bėja.”

Transmetohet nga Shabe se ka thėnė: “Na ka lajmėruar Abdurrahman bin El-Kasimi, e ky nga babai i tij, se Aishja agjėronte gjithė vitin.”

Aishja ka vdekur nė moshėn gjashtėdhjetė e tre vjeēare, Allahu qoftė i kėnaqur me tė! (AMIN)

Arrow GenIus.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
 
Aishja, vajza e Ebu Bekėr Es-Sidikut
Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Gėzuar Ditėlindjen Ronela Ramadani-vajza e dajės tim Xhavitit!
» Kush ėshtė vajza tė cilėn nė 19:30 e presin nė "randez-vous" mbi tre milionė shqiptarė!
» Namik Ajazi, Liri Belishovės i ka mbetur peng diploma e vajzės
» Ajet Nuro:Gėzuar 8 marsin gra, motra, nėna e vajza
» Erdogan's Daughter Joins ISIS - Vajza e Erdoganit nė ISIS

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
Soft Kosovo Team www.softks.net.ms - LIDHUNI ME NE - IT AND HACKING :: Feja Islame-
Kėrce tek: