KOMPJUTERI SI MJET PER LARGIM NGA DUHANI
Kompjuteri eshte bere pjese kryesore e ndermarrjeve te medha, qe nga Interneti e deri te udheheqja me fluturaket astronautike. Raporti me i ri tregon se kompjuteri mund te kete rol me te rendesishem edhe ne ndermarrjet personale, sic eshte largimi nga duhani. Raporti nga Universiteti i Pitsburgut tregon se programi per largim nga duhani, i cili inkuadron edhe camĀcakezin nikotinik dhe i cili eshte i pershtatur per nevoja personale, mund te shtoje sigurine per largim te perhershem nga duhani.
Hulumtuesit kane zbuluar se duhanxhinjte qe kane perdore programin "SmithKline BeeĀchamĀ's Committed Quitters ProĀgram" (CQP) kane pasur per 50 perqind rezultate me te mira sesa ata qe kane perdore vetem camcakez dhe kasete (grupi UG). Rezultatet e hulumtimit jane botuar ne revisten "Archives of Internal Medicine".
Hulumtimin e ka financuar "SmithKline BeeĀcham Consumer Healthcare", qe prodhon camcakezin nikotinik "Nicorette" dhe flasterin nikotinik "Nico Derm CQ". "Comitted Quitters Program" ne te vertete eshte material i formesuar ne menyre kompjuterike i cili njerezve u ndihmon qe me lehte te largohen nga pirja e duhanit nepermjet "NicoĀrette"-s, pohon autori kryesor i hulumtimtit, dr. Saul Shiffman. "Duke iu shmangur qasjes se barabarte, CQP formeson materialin ne pajtim me nevojat personale te cdo duhanxhiu", thekson dr. Shiffmani.
Shiffmani dhe koleget e tij krahasuan rezultatin e CQP-se me materialet standarde te cilat perbejne audiomateriale, camcakeza dhe udhezime. Ne testim moren pjese 3.600 duhanxhinje, e autoret vleresuan edhe rezultatet e thirrjes nxitese telefonike prej atyre te grupit CQP.
Individet qe kane shfrytezuar CQP-ne dukshem me shpesh kane apstenuar sesa ata qe jane sherbyer me metoda standarde edhe pas 6 dhe 12 javesh, tregojne rezultatet.
"Programi ka ndihmuar qe numri i duhanxhinjve te zvogelohet per 50 perqind, qe ishte befasi e kendshme", tha dr. Shiffmani. "Na befasoi fakti se ky program eshte treguar njelloj i suksesshem edhe te meshkujt edhe te femrat, edhe tek ata te cilet kane pire shume pak, si dhe tek ata qe kane qene te sigurte se do ta lene duhanin dhe ata qe nuk e kanƫ bere kete", theksoi dr. Shiffman.
GenIus.