Njeriu pa zemėr; Trajtimi i alkoholizmit
Astrit Lulushi
Zėri i Amerikės, Uashington
09-05-2006
Njeriu pa zemėr
61 vjeēari Luis Kuartermen ėshtė i vetmi njeri nė Florida qė megjithėse
pa zemėr, ėshtė gjallė. Mė 21 prill, mjekėt nė spitalin memorial nė
Majami hoqėn nga trupi e Luisit zemrėn qė ia kishin transplantuar 13
vjet mė parė. Pėr 13 vjet zemra punoi mirė, por pastaj ai filloi tė
ndjejė dhimbje.
Mjekėt e vizituan dhe vendosėn qė zemra e sėmurė duhej
hequr pėr tė parandaluar infeksionin e mundshėm. Pėr ta mbajtur gjallė,
ata e lidhėn Luisin me njė aparat ventrikular qė luan rolin e zemrės.
Luis duket i shėndetshėm. Ai thotė se ndjehet mirė, por vetėm qė num
mund tė lėvizė nga shtrati. Por familja dhe mjekėt e tij e dinė se Luis
nuk mund tė qėndrojė gjatė nė kėtė gjendje. Ata shpresojnė qė sė
shpejti
tė gjejnė njė zemėr pėr transplantim qė ti pėrshtatet organizmit tė
tij.
Trajtimi i alkoholizmit
Rreth 1 milionė amerikanė kanė shfaqje tė shenjave tė alkoholizmit.
Shumė janė pėrpjekur tė heqin dorė nga pija, por pa sukses. Njė studim
i
ri qė ofron shpresa pėr njerėzit me probleme tė tilla, tregon se
ekzistojnė dy trajtime qė duket se ndihmojnė kėta persona. Autorėt e
studimit thonė se pėr persona tė ekzistojnė dy trajtime qė mund tė
japin
rezultate shumė tė mira. Tre vjet mė parė, vizita tek mjeku ishte gjėja
mė e vėshtirė qė Silvia kishte bėrė ndonjėherė. Por vizita ishte e
domosdoshme pasi nga pėrdorimi ēdo ditė i pijeve pėr disa vite,
organizmi i saj ishte alkolizuar plotėsisht. Silvia thotė se para tre
vjetėsh ndodhej nė njė gjendje shumė tė vėshtirė e pa shpresė se do tė
bėhej edhe njė herė normale. Por mė nė fund ajo u bind se ndodhej
pėrpara dy alternativave; jetė ose vdekje.
Pas kėsaj Silvia u regjistrua nė njė program nė universitetin mjekėsor
nė Karolinėn e Jugut, ku shkencėtarėt morrėn nė studim e krahasuan
lloje
tė ndryshme trajtimesh kundėr varėsisė nga alkoholi. Rezultatet e
studimit u botuan kėto ditė nė revistėn e shoqatės amerikane tė
mjekėsisė. Mjeku Raimond Anton pranė universitetit mjekėsor tė
Karolinės
sė Jugut thotė se ky studim dhe studime tė tjera kanė treguar qė
njerėzit duhet tė jenė optimistė ndaj trajtimit tė problemeve tė tyre
me
alkoholin. Ata duhet tė besojnė se trajtimi jep rezulat.Doktor Anton
dhe
kolegėt e tij morrėn nė shqyrtim efektet e njė numri trajtimesh tė ndryshme tė 1 mijė e 400 personave alkolistė. Ndėr trajtimet u
prėfshinė ilaēe tė tilla si Naltrekson (Naltrexone) dhe Akamprozate
(Acamprosate). Disa vetė u trajtuan vetėm me ilaēe, disa tė tjerė me
kėshilla dhe tė tjerėt u trajtuan me ilaēe dhe kėshilla. Doktor Anton
thotė se studimi tregoi se ilaēi Akamprozate nuk ishte mė i efektshėm
sesa placebot, ndėrkohė qė ilaēi Naltrekson u tregua mė i ekektshėm,
ndėrsa terapia e ndėrthurur me kėshilla dhe Naltrekson nuk ishte mė e
efektėshme sesa vetė ilaēi. Pra studimi tregoi se trajtimi mė i
efektshėm ndaj alkoholizmit ishte me Naltrekson krahahas vizitave tė
rregullta mjekėsore, ose me kėshilla tė specialistit dhe me vizita tek
mjeku.
GenIus.